Discrimination

CRPK, e konsideron vlerë të saj rolin e saj për dekada me radhë në ndërgjegjësimin, për viktimat e mundshme të diskriminimit, të cilët shumë shpesh janë të pavetëdijshëm për të drejtat e tyre, si dhe për publikun e gjerë.

Duke e parë nga afër punën e zyrave komunale për çështjen e diskriminimit, si dhe me qëllim të ofrimit e të bartjes së kompetencave dhe dijeve, përmes të trajnimeve mbi çështjet e diskriminimit, NE JEMI të vetëdijshëm për rolin tonë jetik, si OJQ-ve në dhënien e kontributit tonë në kuptimin e legjislacionit kundër diskriminimit dhe zbatimit të saj në praktik.

Ne, si CRPK për vite me radhë kemi luajtur rolin tonë, thelbësorë, për të folur në emër dhe për të mbrojtur personat të cilët kanë nevojë për çështjet e diskriminimit. Ne, u jemi gjendur pranë përherë personave të kategorive të caktuara nga ligji, të cilët kanë pas çështje të lidhura me diskriminimin, duke dhënë këshilla ligjore si dhe në përfaqësimin direkt të rasteve të tyre.

Me qëllim të rritjes se kapaciteteve dhe vetëdijes në fushën e diskriminimit, ne përmes projektit “Rritja e kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë për të identifikuar, raportuar dhe trajtuar praktikat diskriminuese në Kosovë”, e mbështetur nga KCSF dhe Ambasada Norvegjeze. Fokus i këtij projekti janë zyrtarët e Njësive Komunale për të Drejtat e Njeriut NJDNJ) dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë, të cilët do të përfitojnë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve, strukturës organizative dhe rritjes së njohurive mbi konceptet bazë të të drejtave të njeriut, veçanërisht mbi konceptet e jo -diskriminim.