Përmbledhja e Aktiviteteve Seminarike: për Komunën e Prishtinës, Ferizajt, Graqanices dhe Junikut
Periudha e Shkurtit
Në Shkurt, Programi për të Drejta Civile Kosovë (CRP/K), në partneritet me Women4Women dhe me mbështetjen e CARE International Kosovo, zhvilloi një seri seminaresh për Komunat e Prishtinës, Ferizajt, Graçanicës dhe Junikut.
Tematika e diskutuar përfshiu “Lidershipi i Gruas (Pjesa e Dytë) dhe Komunikimi Efektiv për Ndryshim” nga Women4Women dhe “Dhuna në Familje dhe Mekanizmat Ligjor për Mbrojtjen e saj” si dhe “Pasuria e Veçantë dhe ajo e Përbashkët Martesore” nga CRP/K.
Gjithsej, 96 pjesëmarrëse përfituese të projektit bashkë me eksperte ligjore nga CRP/K dhe Women4Women morën pjesë, duke u njoftuar po ashtu me mundësitë ligjore që ofron projekti për kërkesat dhe këshillat ligjore në fushën e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, u adresua mungesa e informacionit kualitativ mbi trajtimin e çështjeve të dhunës në familje dhe pasurisë së përbashkët dhe asaj të veçantë.
Këto seminare janë pjesë e Projektit IWKA – Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës, që synon përmirësimin ekonomik dhe statutin social të grave në Kosovë, duke i mbështetur si udhëheqëse në fushën e agrobiznesit.