Në kuadër të Projektit IWKA – Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës, zyrtarja e Programit për të Drejta Civile Kosovë (CRP/K) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e trashëgimtarëve!
Më 13 Mars 2024, një shkresë gjyqësore me karakter urgjent u dorëzua në Gjykatën Themelore në Prishtinë, departamenti Civil, për të adresuar një çështje të rëndësishme trashëgimore të një prej përfituesve të projektit.
Kjo shkresë kërkon trajtimin e shpejtë të rastit, pasi ngarkesa e lëndëve në gjykatë rrezikon të shkelë e drejta ligjore në trashëgimi të trashëgimtarit.
Ky veprim është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të Projektit IWKA – Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës: “Përmirësimi ekonomik dhe statuti social i grave në Kosovë, duke i mbështetur gratë si udhëheqëse të agrobiznesit”.