Trajnimi mbi Shkathtësitë Komunikuese dhe Shkathtësitë Raportuese
Trajnimi mbi Shkathtësitë Komunikuese dhe Shkathtësitë Raportuese

Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K) ka organizuar trajnimin dy ditor me temën “Shkathtësitë Komunikuese dhe Shkathtësitë Raportuese”, me datën 26 dhe 27 shkurt, 2019 në Prishtinë, në restorantin Villa Gërmia .

 

Në këtë  trajnim ishin prezent 32 pjesëmarrës, drejtorë nga Qendrat për Punë Sociale, Zyret e Punësimit dhe ZKKK nga regjionet e Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi dy ditorë ishte që zyrtarët nga ZKKK, Drejtorët, Punëtorët Social dhe Udhëheqësit nga Zyrat e Punësimit të paisen me sugjerime praktike lidhur me komunikimin me familjet dhe fëmijët e riatdhesuar, ballafaqimin me “palët e vështira”, shkathtësit raportuese dhe respektimin e konfidencionalitetit në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave, si dhe shkathtësitë e monitorimit dhe vlerësimit.

 

Trajnimi është një nga aktivitetet e projektit “Mbështetja e Riintegrimit të Qëndrueshëm të Familjeve të Riatdhesuara me Fëmijë, përfshirë Grupet e Cenueshme”, i cili përkrahet nga Departamenti për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar/MPB dhe UNICEF dhe implementohet nga Programi për të Drejta Civile në Kosovë-CRP/K.